Life Style

Në kartolinën familjare, Zaimina nuk e ndan Khloen nga vajzat e bashkëshortit

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, thuajse për çdo fest sjell nga një set të ri fotografik së bashku me vajzën e saj, Khloe. Edhe me rastin e festave të fundvitit, ajo nuk ka harruar që të ndajë me fansat e saj fotografi mjaft të veçanta.
Në një sfond me pamje dëbore dhe ulur mbi dhurata, nënë e bijë shfaqen të veshura njësoj. Por duket se në kartolinën familjare, Zaimina nuk ndan asnjëherë as vajzat e bashkëshortit, me të cilat ka treguar edhe më herët se ka marrëdhënie të mirë.
Në njërën prej fotove, tre motrat kanë pozuar bashkë dhe mund të themi padyshim që kjo është kartolina më e bukur e këtyre festave.
Foton e ka postuar Kristel, vajza e bashkëshortit të Zaiminës e më pas e ka ndarë edhe biznesmenia. Kujtojmë që edhe vjet, Zaimina bëri bashkë tre motrat për një set fotografik, ku të treja shfaqeshin të veshura me të kuqe.

Foto 1 nga 22

Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://thashetheme.vip

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button