Life Style

Këngëtarja shqiptare e veshi para 16-vitesh, aktorja e “Hollywood”-i tani në “Oscars 2020”

Që prej mbrëmjes së djeshme po flitet vetëm për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”. Në këtë event të rëndësishëm të industrisë së filmit, ishin të pranishëm shumë yje të “Hollywood”-it.
Teksa flitet për çmimet që u ndanë, vëmendje të madhe marrin edhe veshjet e personazheve të famshëm që parakaluan në tapetin e kuq.
Një ndër femrat që shkëlqeu mbrëmë ishte edhe aktorja e famshme, Scarlet Johansson. Kjo e fundit kishte zgjedhur të vishej me një fustan të gjatë me ngjyrë argjendi.
Por duket se një fustan të tillë, pothuajse të ngjashëm, e ka veshur para 16-vitesh këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili.
Ka qenë këngëtarja që ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon ngjashmërinë mes dy fustaneve dhe në të shkruan: “Trendet vijnë e ikin, stili mbetet”.

Foto 1 nga 17

.

Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://thashetheme.vip

Related Articles

Lini një Përgjigje

Back to top button